Partizani përballet me mungesa të shumta për ndeshjen ndaj Teutës
Klubi i kuq po përballet me një valë dëmtimesh që kanë përfshirë disa lojtarë kryesorë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Klubi i Partizanit po ndeshet sërish me problemin e dëmtimeve të shumta në prag të ndeshjes kundër Teutës. Lista e lojtarëve të dëmtuar është shtuar edhe me Arafat Doumbia, i cili do të mungojë në këtë sfidë.
Përveç tij, në listën e mungesave për shkak dëmtimi janë përfshirë edhe Altin Aliu, Xhuliano Skuka, Alesio Mija, Andi Janjeva, Seku Sidibe dhe Marçelino Preka. Ndërkohë, Tedi Malaj vazhdon të jetë jashtë fushave pasi u dëmtua rëndë gjatë fazës përgatitore në verë dhe do t'i duhet ende kohë për t'u rikuperuar plotësisht.