Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

FSSH-ja dhe MPB-ja krijojnë sistem për kontrollin e pushimeve mjekësore

Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Ministria e Punëve të Brendshme po bashkëpunojnë për një sistem të ri shkëmbimi të dhënash.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Ministria e Punëve të Brendshme po punojnë për vendosjen e një sistemi për shkëmbimin e të dhënave, me qëllim zbulimin në kohë të keqpërdorimeve të mundshme të pushimeve mjekësore, përfshirë rastet kur një person në pushim mjekësor largohet nga shteti. Këtë e bëri të ditur drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Zllatko Perinski, gjatë një interviste.

FSSH-ja dhe MPB-ja krijojnë sistem për kontrollin e pushimeve mjekësore
Foto: portalb.mk

Ndër ndryshimet e propozuara është edhe shkurtimi i numrit të ditëve të pushimit mjekësor që mund t'i lëshojë mjeku amë, duke kaluar nga shtatë ditë sa janë aktualisht në pesë ditë. Po ashtu, parashikohen kontrolle për të verifikuar nëse personat e sëmurë ndodhen në shtëpi, në përputhje me indikacionin mjekësor. Sistemi i ri do t'i mundësojë Fondit të marrë informacione nëse një person në pushim mjekësor largohet jashtë vendit, për të kryer kontrolle shtesë, pa pasur kompetencë për të ndaluar udhëtimin.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme