Konsumimi i një pije me sheqer në ditë rrit rrezikun e vdekjes
Një studim i fundit tregon se pijet e gazuara dhe energjike rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe vdekje të parakohshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një hulumtim sugjeron se konsumimi i vetëm një pije me sheqer në ditë lidhet me rritjen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi të realizuar nga Harvardi, marrja e një deri në dy kanaçeve me lëngje të gazuara ose pije energjike ngre për 31 për qind rrezikun për sëmundje të zemrës.
Gjithashtu, gjetjet tregojnë se një zakon i tillë shton me më shumë se një të pestën rrezikun e vdekjes së parakohshme edhe nga shkaqe të tjera, ku përfshihet kanceri. Ndërkohë, shkencëtarët kanë deklaruar se zëvendësimi i një pijeje që përmban sheqer me një pije dietale mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme.