Universiteti i Freiburgut nderon filozofen shqiptare Lea Ypi
Filozofja dhe profesoresha shqiptare Lea Ypi do të shpërblehet me doktoratë nderi nga Universiteti i Freiburgut në Zvicër.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Universiteti i Freibourg-ut në Zvicër ka njoftuar se do t'i ndajë një doktoratë nderi filozofes shqiptare dhe profesoreshës në Londër, Lea Ypi, gjatë ngjarjes vjetore «Dies Academicus» që do të mbahet më 16 nëntor 2026. RajoniPress bën të ditur se ky institucion do të ndajë gjithsej gjashtë doktorata nderi për personalitete nga fusha e akademisë, shoqërisë dhe medias.
Fakulteti i Arteve dhe Shkencave Humane vlerëson arritjet e Ypit në filozofinë politike, historinë bashkëkohore dhe shkencën politike, ndërsa në tekstin e çmimit theksohet se ajo «konsiderohet tashmë si një nga mendimtarët e mëdhenj të shekullit të 21-të» dhe trajton tema si liria, drejtësia dhe përgjegjësia. Krahas saj, doktoratë nderi nga Fakulteti i Edukimit do të marrë edhe komunikuesi shkencor Fabrizio Bucella.