Spahiu: Skema për fëmijët me aftësi ndryshe hyn në zbatim në 2027
Ministrja e Shëndetësisë vizitoi Qendrën Terapeutike për Zhvillimin e Fëmijëve në Gjirokastër.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJIROKASTËR — Gjatë një vizite në qendrën terapeutike në Gjirokastër, ku marrin kujdes pesëdhjetë e pesë fëmijë me aftësi të kufizuara, ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu bëri të ditur se rreth dhjetë mijë fëmijë do të përfitojnë nga një skemë e re mbështetëse.
Sipas Spahiut, përveç mbështetjes për vetë fëmijët, prindërit ose kujdestarët e tyre do të sigurojnë edhe pagesën e sigurimeve shëndetësore e shoqërore, ndërsa skema e re do të hyjë në zbatim gjatë vitit 2027 përmes programeve të përbashkëta institucionale.