Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Vilat e Ballukut shfaqen në Google Maps, qytetarët lënë komente ironike

Dy pika me emrin e ish-zv.kryeministres u shfaqën në hartë, ndërsa qytetarët reaguan me komente ironike për investimet.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në platformën Google Maps janë shfaqur dy pika të shënuara me emrin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, konkretisht në zonën e Palasës dhe të Gjipesë ose Gjilekës, çka ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët. Këto objekte janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa në hartë qytetarët kanë shpërthyer me komente ironike për mënyrën se janë ndërtuar.

Vilat e Ballukut shfaqen në Google Maps, qytetarët lënë komente ironike
Foto: Belinda Balluku (djathtas), atëherë ministre e Infrastrukturës, me ambasadorin e Japonisë Takada Mitsuyki, korrik 2021. Foto: Embassy of Japan in Albania / Wikimedia Commons (CC BY 4.0)

Mes shkrimeve të lëna në platformë përfshihen fraza si «Kjo është një nga shtëpitë që ka investuar që të ndjehet e llastuar», «pamje e mrekullueshme, çdo gjë new generation», si dhe pretendime se pasuritë janë ngritur përmes taksave publike. Megjithatë, ajo që ka rënë në sy pas këtij zhvillimi është fakti se komentet e vendosura nga përdoruesit janë fshirë më pas.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme