Flaka Krelani iu bashkohet shqiptarëve në Times Square pas vendimit të Hagës
Këngëtarja Flaka Krelani ka reaguar nga New Yorku, duke u shfaqur me plis në kokë dhe flamurin e Kosovës në Times Square.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këngëtarja Flaka Krelani ka reaguar nga New Yorku. Ajo ka publikuar një fotografi e mbështjellë me flamurin e Kosovës dhe me plis në kokë në Times Square, duke iu bashkuar shqiptarëve atje.
Artistja, e cila është zhvendosur prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka përcjellë një mesazh për historinë e vendit.
„Larg Kosovës, por KURRË larg historisë së saj! Me flamurin e lirisë mbi supe dhe me kujtesën e një populli që nuk harron“, ka shkruar ajo krahas imazhit të publikuar.