Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Doresa humb dy kilogramë pas rrëfimit publik dhe reagimeve

Influencerja Doresa ka njoftuar se ka humbur dy kilogramë pas rrëfimit të saj për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vjet më parë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Influencerja e njohur shqiptare, Doresa, ka bërë të ditur se ka humbur dy kilogramë gjatë ditëve të fundit. Kjo situatë vjen pasi ajo theu heshtjen për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vjet më parë, kur pretendon se ishte bullizuar nga një grup vajzash në Facebook.

Doresa humb dy kilogramë pas rrëfimit publik dhe reagimeve
Foto: telegrafi.com

Sipas saj, grupi në të cilin ishte bullizuar administrohej në atë kohë nga banorja aktuale e Big Brother VIP Kosova, Jona Krasniqi. Ajo ka treguar se rrëfimi i saj dhe reagimet pasuese kanë ndikuar rëndë në gjendjen e saj emocionale dhe fizike, duke shtuar se ka pasur vështirësi në të ushqyer dhe në gjumë.

«Këto ditë mezi kam hanger, mezi kam flejtë… Mundeni me vazhdu me përhap rrena për mu. E kam ditë shumë mirë, çfarë rreziku po marr në momentin që vendosa me e ngritë zërin», ka shkruar ndër të tjera ajo, duke publikuar edhe një fotografi në peshore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme