Fifi konfirmon shtatzëninë e dytë përmes një videoje komike
Këngëtarja e njohur do të bëhet nënë për herë të dytë dhe familja e saj do të zgjerohet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Këngëtarja Fifi ka konfirmuar se është shtatzënë për herë të dytë. Me anë të një videoje komike, ajo ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj, duke bërë të ditur se familja e saj do të zgjerohet sërish.
Këngëtarja u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të saj, Theo Mal, i cili i zbukuroi jetën, ndërsa tani po përgatitet të përjetojë sërish emocionet e mëmësisë.