Kush ankohet për vështirësi?
Shumë mullinj refuzojnë ta pranojnë grurin për shkak të çmimit të lartë
— Në kulmin e sezonit të korrje-shirjeve, bujqit në vendin tonë po përballen me krizë në grumbullimin e rendimenteve. Shumë mullinj po refuzojnë ta pranojnë grurin, çmimi i të cilit ka rënë në 16 deri në 18 centë për kilogram, vlerë kjo që nuk i mbulon as kostot e larta të prodhimit.
Kombajnat dhe makineritë përcjellëse të procesit të korrje-shirjes nuk po arrijnë të punojnë me kapacitet të plotë, pikërisht në kohën e sezonit. Disa mullinj nuk po e pranojnë grurin nga fermerët, duke u arsyetuar me mungesë të hapësirave për deponim.
“Dje e kam lutur vetëm t’i them: ‘Të lutem, se ka nisur njëfarë shiu të bjerë’. Vinte prej Lipjanit dhe më tha se nuk kam ku ta lë, i kam 10-15 hektarë, nesër kam për të filluar dhe nuk kam ku ta dërgoj. Nuk mundem të të bëj zgjidhje. Këto janë ato që po na rëndojnë, sepse nuk kemi ku ta plasojmë”, tha Behgjet Kongjeli, fermer nga Janjeva.
Ministria e Bujqësisë, përmes pagesave direkte, synon nxitjen e fermerëve për rritjen e prodhimit vendor. Megjithatë, mungesa e hapësirave për grumbullim po vazhdon t’i sfidojë bujqit, të cilët kërkojnë veprime institucionale për mbrojtjen dhe përkrahjen e prodhimit vendor.
*Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/fermeret-ankohen-per-veshtiresi-thone-se-mullinjte-nuk-po-pranojne-grurin/*
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.