Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit urojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në prag të festave, familjarët e dëshmorëve nga Lipjani kanë përcjellë mirënjohje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Gjatë një takimi të zhvilluar në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve nga Komuna e Lipjanit kanë shprehur përshëndetjet dhe mirënjohjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në gjykim në Hagë, duke përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Pjesëmarrësit në këtë takim i kanë drejtuar urimet e tyre me rastin e Ditës së Flamurit, përvjetorit të daljes publike të UÇK-së, si dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, ndërsa u shpreh dëshira që festat e ardhshme të kremtohen së bashku në Kosovën e lirë për të cilën u sakrifikuan dëshmorët.