Shiroka Pula nderon ushtarët britanikë në Ditën e Përkujtimit
Presidentja e Kosovës ka përkujtuar 14 ushtarët britanikë të rënë gjatë shërbimit në kuadër të KFOR-it.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë brenda forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe KFOR-it.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe përfaqësues të korit diplomatik.
Sipas njoftimit zyrtar, kreu i shtetit ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e tyre. «Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, duke theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e ushtarëve të saj, të cilët dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës», thuhet në njoftim.