Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Filkov: Provimi i jurisprudencës jepet vetëm në maqedonisht

Igor Filkov nga Lëvizja ZNAM deklaron se Kushtetuta nuk lejon dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhë tjetër.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Igor Filkov, ka deklaruar gjatë një konference për media se në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, provimi i jurisprudencës mund të jepet vetëm në gjuhën maqedonase. Përfaqësuesi i Lëvizjes ZNAM tha se aktualisht nuk ekziston mundësi ligjore për dhënien e këtij provimi në ndonjë gjuhë tjetër, duke shtuar se partia e tij mbetet konsistente dhe parimore në këtë qëndrim.

Filkov: Provimi i jurisprudencës jepet vetëm në maqedonisht
Video · YouTube ↗

Filkov u shpreh se për një të ashtuquajtur zgjidhje hibride kishte mësuar përmes mediave, ndërsa theksoi se çështja nuk ka të bëjë me faktin nëse është pro apo kundër. «Por ajo që më shqetëson është se kjo zgjidhje hibride, siç mund ta quajmë, ishte refuzuar menjëherë nga ata që protestojnë dhe kundërshtojnë që provimin ta japin në gjuhën që nesër duhet ta përdorin në të gjitha institucionet ku planifikojnë të punojnë si gjyqtarë, avokatë, prokurorë e të ngjashme», tha ai, duke e quajtur këtë situatë shqetësuese.

Më parë, edhe kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, kishte shprehur qëndrim kundër mbajtjes së provimit në gjuhën shqipe, duke paralajmëruar se në rast se ekzekutivi vendos që provimi të zhvillohet edhe në shqip, ata do të braktisin qeverinë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme