Numitori
Numitori, mbret legjendar i Alba Longës (qytet latin). Atë e permbysi nga froni vëllai i tij më i vogël, Amuli. Djalin e Numitorit Amuli e vrau, kurse vajzën Rea Silvian, nga frika se mos i lindte trashëgimtar të ligjshëm, e dorëzoi vestale. Por Silvia lindi me perëndinë Mars dy binjakë, Romulin dhe Remin. Që te çlirohej prej tyre, Amuli urdheroi qe foshnjat t’i hidhnin në Tiber. Por vëllezërit binjakë shpëtuan dhe, kur u rritën vranë Amulin dhe ia kthyen pushtetir, gjyshit të tyre, Numitorit.