Redikuli

Redikuli (Redikulus), hyjni e vjetër romake, që i detyronte armiqtë të tërhiqeshin. Romakët besonin se ai e kishte detyruar Hanibalin të tërhiqej nga rrethet e Romës në vitin 211 para e. s. Në shenjë nderimi atij i kishin ngritur një tempull në portat e Kapenës.