Nausika
Nausika, bija e mbretit të feakëve, Alkinoit. Sipas legjendës, një mëngjes Nausika vajti në bnegun e lumit, jo larg nga deti, për të larë rroba. Mbasi mbaroi punë, ajo luajti me skllavet dhe shoqet e saj me top. Topi u shpëtoi atyre dhe ra në lumë. Nga britmat e vajzave të reja u zgjua Odiseu, i cili, pasi ishte mbytur anija kishte mbetur atje i zahsur dhe krejt i zhveshur. Ai u ngrit dhe mbuloi trupin me degë. Të frikësuara vajzat ikën. Mbeti vetëm Nausika, e cila guxoi t’i afrohej heroit, i dha rroba dhe e çoi në pallatin e t’et, por, duke e porositur që t’i qëndronte larg, nga frika se
Naroisi
mos flisnin keq për të. Alkinoi i bëri pritje shumë të mirë dhe i dha një anije që të arrinte në Itakë, në atdheun e tij, ku e priste Penelopa. Nausika me keqardhje u nda me Odiseun të cilin e dashuroi.
Necesita → Anankea