Narcisi
Narcisi, biri i nimfës Liriopë dhe i perëndisë së lumit, Cefisit. Djalosh me një bukuri të rrallë, që bënte për vete zemrat e të gjithëve, por vetë ishte i pandieshëm. Nimfa Eko, e përbuzur prej tij, u tret aq shumë nga dashuria për të, saqë i mbeti vetëm zëri. Motrat e saj u revoltuan dhe iu ankuan Nemesidës për egoizmin dhe indiferentizmin e Narcisit. Atëherë hyjnesha, për dënim, e shtyri djaloshin të binte në dashuri me imazhin e tij, të pasqyruar në ujët e një burimi. Meqë nuk mundi ta kapte, Narcisi harroi të pinte e të hante e. pasi lëshoi rrënjë në buzë të burimit, u shndërrua pak nga pak në një lule që mban emrin e tij. Në kuptimin e figurshëm narcis quhet një njeri që ka rënë në dashuri me vetveten, ose që i pëlqen jashtëzakonisht vetvetja. «Këta narcisë mikroborgjezë, eserë pa parti — borgjezia e vërtetë me shpirtin e saj praktik i ka gënjyer dhe pastaj u ka dhënë shkelmin në të gjitha revolucionet» (V.I. Lenin. Veprat, vëll. 32, f. 429).