Kleopatra

Kleopatra, emër i disa personazheve mitologjikë. 1. Bija e Boreut (perëndisë së erës së veriut) dhe e Oritisë, gruaja e Fineut, mbretit të Salmidesit në Trakë. Kur Fineu mori një grua të dytë, Idën (ose Idajën), kjo e fundit shpifi kundër djemve të Kleopatrës, Pleksipit dhe Pandionit, duke i akuzuar rrejshëm. Fineu i verboi ose i burgosi ata. Gjatë ekspeditës së argonautëve, vëllezërit e Kleopatrës, Boreadët (Zeti dhe Kalaidi), zbarkuan në Salmide, e shfronësuan Fineun dhe vunë në fron djemtë e Kleopatrës, duke shpëtuar kështu motrën dhe nipërit e tyre. F. Engelsi e përdori këtë legjendë si shembull të mbeturinave të matriarkatit, ku vëllezërit e nënës ndërhyjnë për të mbrojtur fëmijët e motrës. → Fineu. 2. Gruaja e Meleagrit. → Meleagri.

Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.

Shih edhe

Përmendet te