Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Eliza Hoxha kërkon proces i drejtë dhe jopolitik për krerët e UÇK-së

Eliza Hoxha nga platforma "Liria ka Emër" thekson se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të jetë i drejtë, i dinjitetshëm dhe pa anësimi politik.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Eliza Hoxha, e ftuar në emisionin "Edicionin Special" në Klan Kosova, ka folur për marshin e 12 shtatorit në Prishtinë dhe mesazhin për drejtësinë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Eliza Hoxha kërkon proces i drejtë dhe jopolitik për krerët e UÇK-së
Foto: epokaere.com

Ajo tha se UÇK-ja ishte një domosdoshmeri për popullin e Kosovës dhe që vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e identitetit dhe historisë së vendit. "Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë nevojë e domosdoshme e popullit të Kosovës për të mbrojtur dinjitetin e këtij populli, integritetin dhe identitetin e popullit të Kosovës. Si e tillë, në sytë e qytetarëve të Kosovës, në zemrat e qytetarëve të Kosovës, ata janë çlirimtarët tanë. Do të jenë përherë dhe ne kërkojmë që procesi të jetë i dinjitetshëm, jo i anshëm dhe jopolitik", deklaroi Hoxha.

Ajo theksoi se kërkesa e qytetarëve është për një proces gjyqësor i drejtë dhe dinjitoz. "Kërkojmë drejtësi dhe dinjitet, sepse nuk mund të jesh në bankën e njëjtë si okupatori dhe çlirimtari. Ne nuk kemi okupuar territore, ne nuk kemi shkuar me nxit dhe me çu dhunë e luftë", shtoi ajo.

Hoxha tha se marshimi i 12 shtatorit synon të bashkojë qytetarët përtej dallimeve politike me një mesazh të përbashkët për drejtësi dhe dinjitet.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme