← Shqipëri
Live · Shqipëri · 03:40 · 17 Korrik 2026

Pse mund të largohej Edi Rama nga detyra?

Xhafo zbulon dy mënyra për largimin e Ramës, njëra me vullnet dhe tjetra me rregullor

TIRANË — Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama mund të largohet nga detyra. Sipas tij ka dy mënyra, njëra me vullnet dhe tjetra sipas rregullores. “Lind pyetja si ikën Rama? Rama sot ikën me dy mënyra. Njëra, është dorëheqja. Ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, kjo është vullnet i tij, nuk e bën. Mënyra e dytë është me ça parashikon rregullorja.” Ai theksoi se duhet të paraqitet nga 28 deputetë me një kandidat për kryeministër që të mund të kalojë.

Partia Socialiste ka 83 mandate kur ka dalë nga zgjedhjet e fundit. Ato tre të PSD-së po i kaloj të gjithën se i mori ambasada në telefon, i tha siç mori Pilincin dhe kaluan këtej. Një iku që është Neomalësorja. Ngelën 82. Po të heqim dhe Elisën 81. Duhet të humbasi 12 që të shkojë në 69 që të bëhen 71, që mocioni i mosbesimit, i cili paraqitet nga 28 deputetë me një kandidat për kryeministër të mund të kalojë, tha ai.

Drafti i Spiropalit, Manjani: Nuk është projekt politik. Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Parlamentin shqiptar.

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e Tiranës. Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet e tyre.

Burim: Euronews Albania, euronews.al

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën