Adea Pirdeni betohet para Presidentit si ministre e Administratës Publike
Adea Pirdeni ka marrë zyrtarisht detyrën e re në kabinetin qeveritar pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Adea Pirdeni është betuar para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e re si ministre e Administratës Publike në kabinetin qeveritar. Emërimi i saj pason firmosjen e dy dekreteve nga kreu i shtetit më 19 tetor 2026, përmes të cilave ajo u lirua nga pozita e mëparshme dhe u caktua në detyrën e re. Me dekretin numër 521, Presidenti shkarkoi Pirdenin nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ndërsa me dekretin numër 522 të së njëjtës datë ajo u emruar në krye të Ministrisë së Administratës Publike. Projektvendimi mori mbështetjen e Kuvendit me 76 vota pro, zero abstenime dhe zero kundër.
Siç raportoi Zhurma më 9 tetor 2026, kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar krijimin e kësaj ministrie të re, e cila u paralajmërua të drejtohej pikërisht nga Adea Pirdeni.