Policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve te Kryeministria
Policia ndërhyn me ujë me presion ndaj protestuesve te Kryeministria, teksa protesta shënon ditën e dhjetë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë me ujë me presion protestuesit te Kryeministria, pasi tensionet u rikthyen pas disa orësh qetësie në protestën studentore që shënon ditën e saj të dhjetë. Të rinjtë dhe qytetarët largohen përkohësisht dhe më pas rigrumbullohen përpara ambienteve qeveritare, ndërkohë që tubimi kishte nisur në orën 09:00 para Parlamentit, ku një orë më vonë u mbajt seanca e shoqëruar me tensione dhe debate.
Studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë madhore përpara godinës së Kryeministrisë, duke ftuar qytetarët përmes një njoftimi publik në rrjetet sociale me slloganin «Të shtunën, të gjithë në shesh!». Tubimi i thirrur për të shtunën e 24 tetorit pritet të jetë rinor, popullor dhe i diasporës, me vendtakim në bulevardin «Dëshmorët e Kombit».