Vazhdo leximin
e mërkurë, 21 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Dhjetë aktivistë kallëzojnë penalisht Edi Ramën dhe kreun e Policisë

Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Aktivistët pretendojnë dhunë policore ndaj studentëve dhe rendisin gjashtë akuza, duke përfshirë shpërdorimin e detyrës, ndikimin i paligjshëm ndaj punonjësve të policisë, dhënien e urdhrave të paligjshëm, mosmarrjen e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe pengimin e lirisë së shprehjes dhe organizimit.

Dhjetë aktivistë kallëzojnë penalisht Edi Ramën dhe kreun e Policisë
Foto: telegrafi.com
Video · Euronews Albania · YouTube ↗

Siç raportoi Zhurma më 18 tetor, pala shqiptare anulloi takimin e kryeministrit me kancelarin austriak gjatë ditës së gjashtë të protestave. Më shumë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 20 kamera →