Gjermania riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës
Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi zgjerimin e Bashkimit Evropian gjatë Samitit të Procesit të Berlinit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te integrimi evropian i Kosovës. Në Samitin e Procesit të Berlinit, i mbajtur në Sveti Stefan të Malit të Zi, kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi zgjerimin e bllokut evropian, duke deklaruar se «BE-ja duhet të zgjerohet».
Përmes një postimi në platformën X, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë theksoi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes për integrimin e rajonit. Sipas ambasadës, bashkëpunimi rajonal po sjell përfitime konkrete për qytetarët, duke përfshirë lehtësimin e tregtisë, njohjen e kualifikimeve profesionale dhe më shumë mundësi për të rinjtë.
Gjithashtu, u shpreh falënderimi për Malin e Zi për kryesimin e deritanishëm, ndërsa Austrisë iu uruan suksese për udhëheqjen e ardhshme me fokus te të rinjtë, pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal.