Drake shfaqet me zinxhirin me shqiponjë në videoklipin e ri
Reperi kanadez tërheq vëmendjen me simbolin e shqiponjës dykrenare në projektin e ri muzikor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Reperi kanadez Drake ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Ya Hit”, ku bashkëpunon me artistët Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy. Përveç pamjeve, vëmendjen e madhe në videoklip e ka marrë një detaj i veçantë në qafën e reperit, ku shihet një zinxhir i artë i zbukuruar me diamante dhe me simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.
Ky nuk është rasti i parë që reperi i njohur shfaq afërsinë e tij me simbolet shqiptare, pasi në paraqitjet e mëparshme ai është parë duke veshur xhaketa dhe bluza me shqiponjën dykrenare. Me këtë paraqitje të fundit, ai duket se e ka çuar një hap më tej këtë interesim, duke bartur simbolin në një aksesor luksoz.