Ylli Limani shfaq prapaskenat e koncertit në Munih përmes një videoje
Këngëtari i njohur ka ndarë me ndjekësit rutinën e tij ditore dhe emocionet para performancës në skenë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Këngëtari Ylli Limani ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga prapaskenat e koncertit të mbjatur në Munih. Përmes një videoje, ai u ka treguar ndjekësve se si ka nisur dita e tij përmes momenteve në hotel, vizitës në palestër dhe përgatitjeve me grim, duke pasqyruar gjithashtu emocionet dhe stresin përpara ngjitjes në skenë.
Videon e shpërndarë, artisti e ka shoqëruar me përshkrimin «Një ditë e plotë me mua në Munich, prej mëngjesit deri mas koncertit». Materiali i publikuar u mundëson fansave të shohin nga afër jo vetëm rutinat e përditshme dhe përgatitjet para performancës, por edhe atmosferën e krijuar pas përfundimit të koncertit.