Kryetari i Vitisë zhvillon vizitë kulturore në Kalabri
Kryetari i Vitisë ka realizuar një vizitë në San Cosmo Albanese për t'u njohur me trashëgiminë arbëreshe.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një vizitë kulturore në San Cosmo Albanese të Kalabrisë në Itali, për t'u njohur nga afër me traditat, historinë dhe trashëgiminë e komunitetit arbëresh. Gjatë këtij qëndrimi, ai është njohur me përkushtimin e vendorëve për ruajtjen ndër shekuj të gjuhës shqipe, zakoneve dhe besimit.
Haliti e ka vlerësuar këtë trashëgimi si një pasuri të përbashkët, duke theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së saj dhe të shtrirjes së bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve. Ai ka falënderuar kryetarin e Bashkisë së San Cosmo Albanese, Damiano Baffa, si dhe nikoqirët për mikpritjen e ngrohtë gjatë takimit.