Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kush kërkon dorëheqjen e Edi Ramës?

Protestuesit kundër qeverisë u mblodhën para Kryeministrisë në Tiranë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Ka përfunduar protesta e 47-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Protestuesit, të cilët kishin marshuar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, u rikthyen para Kryeministrisë, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë.

Kush kërkon dorëheqjen e Edi Ramës?
Foto: Edi Rama (2024-02-29) / Wikimedia Commons

Gjatë mbylljes së tubimit, u dëgjuan slogane si “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”. Organizatorët dhe pjesëmarrësit njoftuan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave të ardhshme me mesazhin: “Nesër më shumë!”

Burim: Syri.net
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →