Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çitaku: Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së është e pabazë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se vendimi i gjykatës duhet të bazohet në faktet e provat e paraqitura në procesin gjyqësor në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ajo ishte e ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Foto: www.epokaere.com
Foto: www.epokaere.com
Video · YouTube ↗

Çitaku u shpreh e bindur se gjykata do të mbështetet në faktet dhe provat e paraqitura gjatë procesit. Sipas saj, materiali i prezantuar në sallën e gjyqit duhet të jetë baza për vendimin që pritet të merret.

Ajo theksoi se për ta kuptuar se sa e pabazë është aktakuza nuk është e nevojshme të jesh ekspert i fushës juridike. “Unë po dua të besoj që vendimi do të merret bazuar në faktet që janë ofruar në sallën e gjyqit dhe nuk duhet të jesh ekspert i ligjit për ta kuptuar se sa e pabazë është aktakuza e ngritur nga Prokuroria”, deklaroi Çitaku.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme