Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

ATSH nderon Filip Shirokën, 167 vite pas lindjes

Poeti i mërgimit publikoi mbi 70 vepra në revistën „Albania" dhe bashkëpunoi me Konicën, Çajupin dhe Ivanajn.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Agjencia Teleografike Shqiptare (ATSH) shënon sot 167-vjetorin e lindjes së Filip Shirokës, një nga zërat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, i lindur në Shkodër më 3 gusht 1859.

ATSH nderon Filip Shirokën, 167 vite pas lindjes
Foto: Andon Zako Çajupi / Wikimedia Commons

Pasi u emërua kryetar i shoqërisë "Vëllazëria e Shqiptarëve në Misir", Shiroka vargëzoi mallin për atdhe, heroizmin e Skënderbeut dhe luftën për lirinë ndaj pushtetit osman. Ai mërgoi fillimisht në Liban, pastaj në Egjipt, duke mbajtur lidhje të ngushta me Faik Konicën, Andon Zako Çajupin dhe Nikollë Ivanaj.

Si zë i shqiptarëve në diasporë, Shiroka hodhi në vargje mallin e tij në përbledhjen "Zani i zemrës" me lirikat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja", ndërsa në revistën "Albania" publikoi mbi 70 poezi dhe prozë.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 23 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme