Fjoralba Ponari rrëfen lotët dhe dhimbjen për humbjen e nënës
Moderatorja e njohur ka ndarë një rrëfim prekës në emisionin televiziv rreth mungesës së nënës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë një rrëfim prekës në emisionin «Goca dhe Gra» rreth dhimbjes që i ka lënë pas humbja e nënës së saj. Gjatë bisedës, ajo tregoi mënyrën se ka mësuar të bashkëjetojë me këtë mungesë, duke e krahasuar ndjesinë e rëndë të humbjes së njeriut të afërt me një gur në zemër.
Ponari zbuloi se për afro një vit nuk kishte mundur ta shihte të ëmën asnjë natë në ëndërr, derisa një ditë ajo i u duk në gjumë dhe i dha mundësinë të çmallej. «Do të doja të më vizitonte më shpesh», u shpreh moderatorja, duke shtuar se kjo mund të jetë një fantazi e mendjes së saj ose një vizitë e vërtetë.