Sport Mediaset: Vërshëllima në Prishtinë ndaj Izraelit për ngjarjet në Gaza
Media italiane i kushton vëmendje atmosferës në stadiumin e kryeqytetit, ku u shënua barazim pa gola mes Kosovës dhe Izraelit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Media italiane ka vënë në pah atmosferën e tensionuar në Prishtinë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Izraelit, e cila u mbyll me shifrat 0-0. Sipas raportimit të “Sport Mediaset”, tifozët vendas lëshuan vërshëllima gjatë intonimit të himnit të ekipi vizitor, duke shprehur pakënaqësi ndaj veprimeve të këtij shteti në Gaza. «Një tjetër pritje armiqësore për ekipin vizitor, e lidhur me veprimet e vendit të tyre në Gaza», shkruan mediumi italian, duke shtuar se disa futbollistë kosovarë ulën kokat gjatë himnit, kurse lojtarët dhe stafi teknik izraelit e kënduan atë me pasion.
Në përballjen e kaluar në Ligën e Kombeve, ndeshja mes dy Përfaqësueseve kishte përfunduar pa fitues, ndërsa zhvillimet e fundit në stadium sollën edhe ndëshkumë në fushë. Vërshëllimat e pranishmëve vazhduan përgjatë gjithë takimit, ndërsa situata u tensionua edhe më tej kur mesfushori Veldin Hodža u përjashtua në minutën e 67-të. Artikulli përmend gjithashtu ngjashmëritë me dy ndeshjet e diskutueshme të Izraelit kundër Irlandës, ku futbollistët irlandezë kishin ulur kokat gjatë himnit kundërshtar.