Pse u arrestua shqiptari në aeroportin e Frankfurtit?
Një 29-vjeçar shqiptar, i kërkuar për mashtrim, u arrestua nga Policia Federale gjermane pasi mbërritjes nga Dubai
— Një 29-vjeçar shqiptar, i kërkuar për mashtrim në shkallë të gjerë, është arrestuar nga Policia Federale gjermane në Aeroportin e Frankfurtit, menjëherë pas mbërritjes së tij me një fluturim nga Dubai. Sipas autoriteteve gjermane, i riu dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale, e cila ka mashtruar një numër ende të papërcaktuar viktimash në Gjermani, duke u shkaktuar dëme që arrijnë në të paktën dhjetëra milionë euro.
Hetimet tregojnë se grupi u premtonte investitorëve investime në asete të ndryshme, por në realitet paratë e tyre nuk investoheshin kurrë, duke ngritur një skemë të dyshuar mashtrimi financiar. Arrestimi u krye të shtunën, sapo avioni nga Dubai u ul në Frankfurt. Sipas Policisë Federale, ndaj 29-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik të Dresdenit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.
— Burim: Report Tv, report.al
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.