Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohen tre persona për shpërthimin në Athinë ku humbën jetën gjashtë persona

Policia greke ka arrestuar tre persona nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen pas shpërthimit të një godine në Athinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Policia greke ka ndaluar pesë persona në total, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke dhe shqiptare, pas shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës që u mori jetën gjashtë personave një muaj më parë. Nga hetimet e deritanishme, prova të implikimit janë gjetur vetëm ndaj tre prej tyre, respektivisht dy shtetasve grekë dhe një shqiptari, të cilët janë arrestuar nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.

Arrestohen tre persona për shpërthimin në Athinë ku humbën jetën gjashtë persona
Foto: report.al
Video · YouTube ↗

Sipas autoriteteve policore, të dyshuarit u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës pak para se ajo të shpërthente. Tragjedia shkaktoi vdekjen e tre personave me origjinë shqiptare, Florin, Flirida Hoxha, Iris Cani, Ian Kirpractik, shtetases greke Athina Papapresku dhe shtetasit britanik Endmond Hings. Tre të arrestuarit pritet të dërgohen në gjykatë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme