Arrestohet një person për vrasjen e shqiptarit në Itali
Karabinierët në Itali kanë arrestuar një 29-vjeçar lidhur me vrasjen e Denaldo Maxhallakut, trupi i të cilit u gjet në një pus.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Autoritetet italiane kanë arrestuar një person lidhur me vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku, trupi i pajetë i të cilit u zbulua brenda një pusi në Via Felloniche të Longianos. Sipas njoftimeve nga media italiane, i ndjeri ishte zhdukur që prej datës 7 tetor, ndërsa makina e tij ishte gjetur e djegur pranë lumit Rubicone një ditë pas zhdukjes së tij.
Prokuroria e Forlìt ka koordinuar hetimet që çuan në prangosjen e një 29-vjeçari nga Cesena. Hetuesit bëjnë me dije se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja që po analizohen, ndërkohë që ndër hipotezat kryesore të hetimit mbetet ajo e një problemi të mundshëm financiar.