Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Arbëreshët e Kalabrisë solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së

Në një takim në Kalabri, përfaqësues nga disa vende dhe diaspora kërkuan liri për ish-krerët e UÇK-së, pas dënimeve të Gjykatës Speciale.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në Itali, të mbledhur në Kalabri për Forumin e Përhershëm të Turizmit Rajonal, kanë përcjellë një mesazh solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, duke kërkuar liri për ta.

Arbëreshët e Kalabrisë solidarizohen me ish-krerët e UÇK-së
Foto: voxkosova.com

Vendimi i Gjykatës Speciale, që dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka nxitur reagime. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Ky takim në Kalabri vjen në vazhdën e protestave të mbajtura në Kosovë dhe në vende të tjera kundër vendimit të Speciales.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme