Shasivari fal namazin e xhumasë në Budva dhe kërkon tolerancë
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka marrë pjesë në faljen e namazit të xhumasë gjatë vizitës në Budva.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Budva të Malit të Zi ka falur namazin e xhumasë në një atmosferë bashkimi shpirtëror. Sipas njoftimit të bërë në rrjetet sociale, këtë shërbesë fetare e ka udhëhequr kryeimami i Bashkësisë Islame për Bokën e Kotorrit dhe Budvën, Meho ef. Martinović.
Gjatë kësaj vizite, Shasivari ka vënë inë pah rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe të respektit të ndërsjellë në afrimin e komuniteteve. «Ky ishte një moment i veçantë që rikujton se besimi, respekti i ndërsjellë dhe vlerat shpirtërore janë ura që bashkojnë njerëzit dhe komunitetet, pavarësisht dallimeve», ka deklaruar Shasivari, duke shtuar se në një rajon me përkatësi të ndryshme, mirëkuptimi dhe toleranca janë shtylla për një shoqëri të qëndrueshme.