Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:40 SPAK refuzon takimin e avokatëve britanikë me Veliajn për apelimin në Strasburg05:36 Ahmataj: Skënderbeu synon fitorën në çdo stadium, emocione para ndeshjes me Tiranën05:16 Prokuroria: Thaçi udhëzoi Fazliun për dëshminë të Mustafës – “Shkurt: jo, po, po, jo”05:11 Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e projektit "Ishulli Urban"05:00 Filipçe: LSDM-ja e gatshme për zgjedhje, akuzon qeverinë për 5% realizim04:50 Hamza takon Prattipatin, kërkon fund të bllokadës së Kuvendit04:41 PDK refuzon takimet e Kurrit për nënkryetarët e Kuvendit04:25 Mjalt dhe kos, maskë natyrale për ushqimin e lëkurës04:20 YouTube raport: Të rinjtë kthehen nga Hollywood tek krijuesit online04:16 Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë me 100 mijë lekë dhe paralajmëron Dinamon
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë SHQ

Ish-ministri socialist Arben Malaj kandidon i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë

Ai thotë se nuk do të shërbejë interesave të klaneve politike në Tiranë apo të bëjë kompromise me emra të korruptuar brenda listave partiake

Redaksia ZHURMA 19:35 2 min lexim
Ish-ministri socialist Arben Malaj kandidon i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë
FOTO · Foto: Arben Malaj / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Ish-ministri socialist Arben Malaj deklaron se do të kandidojë i pavarur për zgjedhjet lokale të vitit 2027 në Bashkinë e Vlorës. Më tej ai shpjegon se ka disa avantazhe të dukshme në këtë kandidim, pasi mbetet i paanshëm dhe se nuk do raportojë te 'padronët', partitë apo oligarkët, sikurse nuk do u shërbejë as njerëzve të korruptuar dhe klaneve partiake apo për llogari të Ramës.

Postimi i plotë i ish-ministrit Arben Malaj: “Mirëdita- Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë. Kjo është përgjigjja për çdo mbështetës dhe dashmirës, por edhe për çdo qytetar që më pyesin gjithnjë e më shumë. I falënderoj të gjithë, edhe ata që hezitojnë apo janë të vendosur të votojnë edhe kundër.

Ja disa nga avantazhet e kandidimit si i pavarur për Bashkinë e Vlorës: Mungesë Raportimi te “Padronët”: Nuk kam detyrim t’u shërbej interesave të klaneve politike në Tiranë apo të bëj kompromise me emra të korruptuar brenda listave partiake. Vendimet do të marrin parasysh vetëm interesin e banorëve të Vlorës.

Vendimmarrje e Pavarur: Nuk jam i detyruar të zbatoj urdhrave jo ligjorë nga kryeministrat dhe oligarket, që dëmtojnë komunitetin lokal për llogari të pushtetit të KM. Alternativë e Pastër: Përballë një sistemi të kalbur nga korrupsioni, statusi i të pavarurit më pozicionon si një kandidat të paprekur nga mëkatet e pushtetit apo dështimet e opozitës zyrtare.

Atraksion për Votuesin e Zhgënjyer: Kapitalizoni mbi abstenimin e madh elektorat — qytetarët që nuk duan më të votojnë “të keqen më të vogël” partiake mund te përzgjedhin një opsion dinjitoz. Fushata ime nuk ka nevojë për fjalor agresive dhe banal ; do të respektoj sinqerisht dhe plotësisht cdo kandidat potencial, do të flas hapur, me emra konkretë, për problemet reale të qytetit (prona, turizmi, infrastruktura, shërbimet).

Bashkim i Komunitetit: Mund të krijojë një koalicion të gjerë qytetar me intelektualë, aktivistë, biznese të vogla dhe shoqërinë civile, pa barrierat e simboleve partiake. Thyerje e Monopolit: Si kandidat i pavarur do të shpërbëj ligjërisht patronazhistët abuzues. Do të ul agresivitetin e qeveritarëve që e kanë më të lehtë të sulmojë një parti kundërshtare tradicionale sesa një figurë lokale me mbështetje organike qytetare.

Zëri i Protestës Qytetare: Do të kthehem në simbolin e revoltës paqësore ndaj autokracisë dhe “kapjes së shtetit”. Meritokraci në Administratë: Punonjësit e aftë të bashkisë do te çlirohen nga presionet politike dhe kërcënimet me vendin e punës për llogari të patronazhistëve. Asnjë kryetar partia apo kryeministër nuk do të urdhëroj shkarkime dhe doreheqje inatçore të drejtuesve dhe punonjësve të bashkisë Vlorë.

Barazi në Shërbime dhe Biznes: Fund favorizimeve selektive, tenderave të paracaktuar dhe bllokimeve burokratike për qytetarët e thjeshtë dhe sipërmarrësit e ndershëm. Llogaridhënie Direkte: Transparencë e plotë ku çdo vendim merret në sy të publikut dhe jo në zyrat e mbyllura të partive apo oligarkëve. Aseti ynë më i madh është “kapitali moral dhe liria”.

Nëse arrijmë ta kthehmë këtë liri në një lëvizje bashkuese qytetare për Vlorën, mund të thyejmë apatinë/abstenimin elektorat dhe ta bëjmë Vlorën qytetin e barazisë së mundësive për çdo banor të saj”.

Burim: Report Tv

— Redaksia ZHURMA

Komentet