Çfarë mesazhi dërgoi Brukseli për gjuhën shqipe në provimet e Maqedonisë?

Mevlan Ademi përshëndet thirrjen e Parlamentit Evropian që autoritetet të zgjidhin çështjen e provimit të jurisprudencës në shqip.

Çfarë mesazhi dërgoi Brukseli për gjuhën shqipe në provimet e Maqedonisë?
Foto: Pixabay

SHKUP — Mevlan Ademi, një nga iniciatorët e kërkesës për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka përshëndetur qëndrimin e Parlamentit Evropian për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ademi falënderoi eurodeputetët dhe "miqtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Bruksel" për mbështetjen e tyre në mbrojtje të ligjit dhe të drejtave gjuhësore. "Faleminderit eurodeputetëve dhe miqve tanë në Bruksel për mbështetjen e tyre në mbrojtje të ligjit dhe të gjuhës shqipe," shkroi ai.

"Parlamenti Evropian u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj", shkroi Ademi në reagimin e tij publik.

Sipas tij, thirrja e Parlamentit Evropian përbën një mesazh të qartë në mbështetje të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Amendamenti i miratuar nga Parlamenti Evropian kërkon që protestat studentore të mos paraqiten "padrejtësisht si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues", duke vlerësuar se kërkesat e studentëve lidhen me respektimin e të drejtave të garantuara me ligj. Amendamenti thekson se "ligji është plotësisht në përputhje me mendimin e Komisionit të Venedikut dhe standardet e BE-së" dhe u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që ta zgjidhin shpejt çështjen.

Kujtojmë se Parlamenti Evropian ka miratuar një amendament që i bën thirrje institucioneve të BE-së të zgjidhin problemet e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës, pasi studentë dhe akademikë shqiptarë treguan vështirësitë në arsimimin ligjor në gjuhën amtare.

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, për të cilën Portalb alarmoi që në nëntor 2024, bëri bujë që nga janari i këtij viti, pasi rreth 400 studentë shqiptarë nga tre fakultete juridike (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkuan nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj.

Propozim-ligji i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte gati në vitin 2024 nga Ministria e Drejtësisë, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, e njëjta u hoq nga agjenda e Kuvendit dhe s’u përmend fare nga qeveria aktuale.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019. Që atëherë janë ndërruar katër ministra të drejtësisë, edhe atë Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht është Igor Filkov. Në vitet paraprake edhe kur s’ka pasur minister shqiptar, zëvendësi ka qenë i përkatësisë shqiptare.

Ademi vlerësoi se ky qëndrim përfaqëson një mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe për respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit në institucionet e shtetit. Studentët deri më tani kanë protestuar dy herë për problemin e provimit të jurisprudencës dhe moszbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse iu kthyen emrat e Titos rrugëve të Tetovës pas 20 vjetësh?
  2. Çfarë thotë LAMM për gjendjen në rrugët e Maqedonisë?
  3. Maqedonia me 13 inspektorë mjedisi për gjithë vendin
  4. Pse kamarierët u bënë ndër profesionet më të kërkuara në Maqedoni?

Vazhdo leximin