Zhurma Press E Premte · 18 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:10 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
22:00 Hoxha: Agjenda e Gjelbër duhet të sjellë ndryshime konkrete për qytetarët21:54 Në protestën e Prishtinës dalin familjarët e ish-krerëve të UÇK-së21:49 FSK-ja përfundon kursin e avancuar për snajper21:45 Benny Blanco: Jeta e tij dhe e Selena Gomez-it është e zakonshme21:34 Foshnja nga Skrapari dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma21:25 FAZ: Protesta në Tiranë mbetet pa mbështetje masive21:20 Misetiq: Prova të dobëta për përfshirjen e Thaçit në vrasjen e Allaqit21:10 UEFA e CONCACAF kërkojnë shpërndarjen e rezervave të FIFA-s për 211 federatat20:49 Gjesti dhe Vildane Zeneli shfaqen si ndjekës të njëri-tjetrit në Instagram20:44 Elbasani sfidon Tiranën në kryeqytet për ndeshjen e ditës
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë KOS

VV arrin 53 deputetë me votën e diasporës, çfarë i mbetet Kurtit për presidentin?

A do të kthehet Kosova në zgjedhje të reja nëse Kurti nuk gjen konsensus me opozitën për presidentin?

Redaksia ZHURMA 17:46 1 min lexim
VV arrin 53 deputetë me votën e diasporës, çfarë i mbetet Kurtit për presidentin?
FOTO · Foto: Jan van der Wolf / Pexels Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Pesë mandate ekskluzivisht nga vota e diasporës i shtuan Vetëvendosjes të Albin Kurtit, duke e ndërruar krejt raportin e forcave në Kuvend: nga 48-52 në 53-47. Nga 48 mandate prej votës së brendshme, VV mori dy nga PDK-ja, dy nga LDK-ja dhe një nga AAK-ja.

Votat me kusht dhe ato me nevoja të veçanta ndjekin trendin e votës së brendshme. VV-ja është mbi 47%, vetëm katër deputetë më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Numrat, megjithatë, s'janë premtues për Kurtin për zgjedhje të presidentit, që ishte edhe arsyeja e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Moszgjedhja e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja, më së largu 60 ditë nga konstituimi i Kuvendit.

Kurti ka lënë të kuptohet se do të procedojë me zgjedhjen e qeverisë, kontra Paragrafit 162 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që përcakton se e para gjë pas konstituimit është zgjedhja e presidentit. Ai e kritikoi këtë aktgjykim për rastin Pacolli, duke e cilësuar "aktivizëm juridik, amandamentim, rishkrim."

Studiuesi Agon Maliqi tha se raporti 53/47 është "mandat për të qeverisur, jo për të sunduar." "Ose Kurti arrin konsensus politik për presidentin dhe çështjet strategjike, ose shkojmë prap në zgjedhje në vjeshtë," tha ai. Gazetari Adriatik Kelmendi vërejti se asnjë subjekt politik nuk ka marrë leje demokratike për të qeverisur vetëm.

Me 53 mandate dhe nëntë deputetë të pakicave joserbe, Kurti mund të formojë qeveri. Por kjo mbetet qeveri e brishtë, dy muajshe, pa zgjidhje për presidentin. Kurti tha se "opozita duhet të ndryshojë," por pa dhënë indikacione për koalicion qeverisës.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Komentet