Zhurma Press E Premte · 09 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 00:58 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
23:52 Komisioneri evropian McGrath pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE23:21 Erblin Osmani në stërvitje me Bayern22:51 Anita për Ramushin: Kur ka ditë të më zgjedhë mua, patjetër që veshjen e ‘çan’22:32 Rudolph: Pres energji të re në agjendën evropiane të Kosovës22:21 Braçe: Sot do vendos nëse do iki apo do rri në PS22:04 Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në…21:58 Nga Kur'ani te qendra amerikane: I riu nga Shkupi që po lidh besimin me teknologjinë21:51 Një i ri nga Shkupi që lidh besimin me teknologjinë21:21 Dua Lipa në Paris, elegante dhe guximshme20:52 Stadiumi i ri i Rijekës do të ketë kapacitet deri në 20 mijë tifozë dhe hotel pranë tij
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa SHQ

86 mijë vizitorë në Qendrën Muzeore të Krujës në gjashtë muaj

Vetëm Muzeu Etnografik numëroi 13 mijë prej tyre — çfarë i sjell turistët e huaj në Krujë?

Redaksia ZHURMA 14:20 Përditësuar 18:23 1 min lexim
86 mijë vizitorë në Qendrën Muzeore të Krujës në gjashtë muaj
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

KRUJË — Qendra Muzeore e Krujës mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit kulturor në vend, me një numër të lartë vizitorësh çdo ditë gjatë sezonit veror. Në 6 muajt e parë të vitit, komplekset e saj kanë mirëpritur 86 mijë vizitorë, sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi.

Sipas Hafizit, interesi i turistëve është rritur ndjeshëm në këta 6 muaj, ku vetëm Muzeu Etnografik është vizituar nga 13 mijë vizitorë. “Këtë sezon po përjetojmë një fluks të kënaqshëm vizitorësh”, tha ai, duke shtuar se ata vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe tregojnë interes të veçantë për historinë e Skënderbeut, rezistencën shqiptare dhe trashëgiminë kulturore.

Turistët vijnë kryesisht nga Franca, Spanja, Italia, Izraeli, Polonia, Austria, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, thotë Hafizi. Shumë prej tyre largohen me përshtypje shumë pozitive dhe e konsiderojnë vizitën në Krujë një nga përvojat më të veçanta gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Hafizi thekson se muzeu po punon vazhdimisht për të përmirësuar përvojën e vizitorëve, përmes shërbimeve informuese dhe ruajtjes së standardeve të ekspozimit të objekteve historike. “Synimi ynë është që çdo vizitor të largohet jo vetëm me njohuri më të plota për historinë e vendit, por edhe me dëshirën për t’u rikthyer sërish në Krujë”, tha drejtori i muzeut.

Qendra Muzeore e Krujës, e vendosur brenda kalasë historike, përfshin Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Historik dhe Etnografik, si dhe Pazarin e Vjetër, ku artizanët lokalë ofrojnë produkte tradicionale. Komplekset mbeten një nga pikat më të vizituara në Shqipëri për promovimin e historisë dhe identitetit kombëtar.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Komentet