Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Zjarri në Shuto Orizare shkatërroi mbi 20 dyqane tekstilesh

Ministria e Brendshme njoftoi se nuk pati të lënduar dhe zjarri u shua nga Brigada e Zjarrfikësve-Shkup.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SHKUP — Një zjarr i rënë herët në mëngjes përfshiu një qendër tregtare në zonën e Shuto Orizarës, duke shkatërruar rreth njëzet dyqane që shesin tekstile dhe mallra të tjera. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme, sipas së cilës nga incidenti nuk pati persona të lënduar.

Zjarri në Shuto Orizare shkatërroi mbi 20 dyqane tekstilesh
Foto: tetovasot.com

Sipas njoftimit të MPB-së, SPB Shkup pranoi raportin për ngjarjen rreth orës 03:20. Dyqanet ishin në pronësi të S.S., i cili i kishte marrë me qira, dhe ndodheshin brenda qendrës tregtare. Zjarri u shua nga ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve-Shkup.

Në ndërhyrje morën pjesë 15 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse, të cilët punuan nga ora 3:30 deri në 6:45. MPB bëri të ditur se po merren masa për sqarimin e rastit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme