Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Zjarr në mbetjet e korrjeve në Lipjan

Ekipet e zjarrfikësve ndërhyjnë zjarrëfikësit, nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Flakët kanë përfshirë disa hapësira me mbetje pas korrje-shirjeve në rajonin e Lipjanit. Kjo ka ngritur shqetësim te banorët e fshatit Gushtolicë, pasi flakët janë afruar pranë disa shtëpive.

Zjarr në mbetjet e korrjeve në Lipjan
Foto: Stubble field in Brastad / Wikimedia Commons

Zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Klanin se ekipet e zjarrfikësve nga Prishtina janë duke asistuar njësitë e rajonit të Lipjanit në përballimin e zjarrit. Sipas tij, aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të zjarrit.

Janë djegur mbetjet e grunajave. Kemi një ekip të zjarrficësve që po asiston rajonin e Lipjanit. Ekipet janë në vendin e ngjarjes, por nuk ka diçka që paraqet rrezik”, ka deklaruar Shkodra. Zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme