Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Diel · 26 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Zhduket shkuma në Vardar, Inspektorati i Ambientit në pritje

Autoritetet kompetente kanë marrë mostra dhe janë duke inspektuar

Redaksia ZHURMA Përditësuar 00:25 + Ruaj
Zhduket shkuma në Vardar, Inspektorati i Ambientit në pritje
FOTO · Foto: Collision of Costa Concordia 11 / Wikimedia Commons

SHKUP — Sasi e madhe e shkumës u paraqit gjatë ditës së djeshme në pendën ku Lumi Lepenc derdhet në Lumin Vardar. Kjo gjendje është denoncuar në Qytetin e Shkupit pas çka, shërbimet e Qytetit dhe Ministrisë së Ambientit Jetësor menjëherë janë nisur për inspektime.

Sipas Telegrafit, inspektorët e Ministrisë së Ambientit Jetësor kanë marrë mostra dhe po bëhen analiza. Nga Ministria e Ambientit Jetësor na njoftuan se inspektimet nuk bëhen shpejtë dhe nevojitet së paku 24 orë.

Rezultate konkrete priten ditën e hënë. Procedura e inspektimit është ende në vijim dhe verifikimet janë duke u zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore. Pas përfundimit të të gjitha kontrolleve dhe pranimit të rezultateve zyrtare, publiku do të informohet në kohë dhe në mënyrë transparente për gjetjet dhe masat e ndërmarra, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor.

Nga Qyteti i Shkupit ishte lëshuar edhe një dron për detektimin e shkaktuesit të asaj gjendje ndërsa shërbimet e NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi", u thirrën që të marrin mostra nga uji. I pari i Shkupit Orce Gjorgjievski paralajmëroi se shumë shpejtë do të zbulohet shkaktari dhe kundër tij do të shqiptohet kallëzim adekuat.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/zhduket-shkuma-ne-vardar-inspektorati-i-ambientit-ne-pritje-te-rezultateve/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Maqedoni →