KE vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën ka vlerësuar pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke vënë në pah pavarësinë dhe efikasitetin në trajtimin e ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Dokumenti i publikuar në kuadër të procesit të zgjerimit evidenton se kuadri ligjor për mbrojtjen e të dhënave është harmonizuar në masë të madhe me Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, ndërsa është miratuar edhe legjislacioni sekondar në këtë fushë.
Sipas gjetjeve, institucionet publike dhe subjektet private kanë shënuar përmirësim në ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë. Komisioni Evropian ka theksuar gjithashtu nevojën e konsultimit sistematik me Agjencinë gjatë hartimit të ligjeve që ndërlidhen me këtë fushë, duke avancuar kështu standardet e transparencës.