Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Xhade Fest nis edicionin e katërt — artistët e rajonit bëhen bashkë

Festivali, i organizuar nga "LIVRIT", vazhdon deri më 25 korrik me muzikë, teatër, punëtori dhe panele për artistët e rajonit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRESHEVË — Edicioni i katërt i festivalit "Xhade Fest", i organizuar nga "LIVRIT", nisi sot në Preshevë dhe do të vazhdojë deri më 25 korrik. Festivali sjell artistë nga rajoni përmes muzikës, shfaqjeve teatrale, punëtorive dhe paneleve, duke krijuar një hapësirë për promovimin e artit dhe kulturës.

Xhade Fest nis edicionin e katërt — artistët e rajonit bëhen bashkë
Foto: Saranda Bogujevci / Wikimedia Commons

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi Krasniqi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e "LIVRIT", Ajxhan Esatin dhe Art Veliun. Gjatë takimit u diskutua për edicionin e sivjetmë të festivalit dhe përgatitjet për organizimin e tij.

Ministrja Bogujevci vlerësoi angazhimin e organizatorëve në zhvillimin e një ngjarjeje që, përmes kulturës, i jep zë skenës artistike të Preshevës dhe krijon ura lidhëse mes artistëve dhe komuniteteve të rajonit. "Xhade Fest" organizohet tash e katër vite në Preshevë.

Burim: KultPlus
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme