← Shqipëri
Live · Shqipëri · 02:53 · 11 Korrik 2026

Pse u vra Bardhe Ziçi nga bashkëshorti?

Shtjefën Ziçi, 64-vjeçari që e qëlluan gruan me armë gjahu, dyshohet se ka vepruar nga xhelozia pas një debati për celularin

SHKODËR — Shtjefën Ziçi, 64-vjeçari që e qëlluan gruan me armë gjahu, dyshohet se ka vepruar nga xhelozia pas një debati për celularin. Sipas hetimeve, ai i kishte kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre.

Pak çaste më vonë, ai është futur në banesë, ka marrë çiften që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të gruas, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Mbrojtja e tij vijon të pretendojë se ngjarja ka qenë aksidentale, por hetuesit nuk e mbështesin këtë version. Nisur nga provat e administruara deri më tani, përfshirë pamjet filmike dhe dëshmitë e mbledhura, policia vijon të hetojë xhelozinë si motivin kryesor të krimit.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se menjëherë pas arrestimit, i dyshuari ka shprehur se nuk ishte penduar për atë që kishte ndodhur. "Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava", citohet të ketë dëshmuar ai sipas mediave.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 9 korrikut, në unazën lindore të Shkodrës. Pas debatit në dyqanin ushqimor që administronin pranë banesës, 64-vjeçari mori armën e gjahut dhe qëlloi ndaj bashkëshortes në pragun e shtëpisë.

Sipas hetimeve, 55-vjeçarja tentoi të largohej për t'i shpëtuar sulmit, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Djali jeton në Kanada, ndërsa vajza shërben si oficere në repartin ushtarak të Vau Dejës.

Të afërm dhe banorë të zonës i përshkruajnë si njerëz të qetë, pa konflikte të njohura më parë, ndërsa vrasja ka tronditur opinionin publik. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë.

Burim: Shqiptarja, shqiptarja.com
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën