Pse është blinduar Vlora mëngjesin e kësaj të shtune?
Mbi 200 efektivë janë dislokuar në zonën e Triportit për të parandaluar protestën kundër TEC-eve lundruese.
VLORA — Qyteti është blinduar mëngjesin e kësaj të shtune përballë protestës së thirrur nga shoqëria civile. Mbi 200 forca janë dislokuar në pika të ndryshme të zonës së Triportit për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin publik.
Në operacion janë angazhuar efektivë të Policisë së Rendit, Njësisë “Shqiponja” dhe Njësisë Delta. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë sjellë edhe nga Tirana dhe Shkodra për të përforcuar masat e sigurisë në terren, ndërsa organizatorët kërkojnë transparencë dhe pezullimin e projektit.
Protesta kundërshton vendosjen e TEC-eve lundruese në zonën e Triportit, një projekt që shoqëria civile e cilëson si rrethim të zonës. Edhe pse situata aktualisht paraqitet e qetë, prania masive e forcave të sigurisë tregon tensionin përballë kërkesave qytetare për ndalimin e këtij investimi.
Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.