Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Situatë e qëndrueshme në Shkodër pas reshjeve të shiut

Strukturat e emergjencave mbeten në gatishmëri në të gjithë qarkun e Shkodrës pas reshjeve të fundit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Territori i qarkut Shkodër paraqitet i qetë dhe pa problematika të evidentuara, pavarësisht reshjeve të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Prefekturës së qarkut, situata është e qëndrueshme në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile dhe kapacitetet vendore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme.

Situatë e qëndrueshme në Shkodër pas reshjeve të shiut
Foto: zhurnal.mk

Monitorimi i kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë tregon se janë regjistruar rreth 40 milimetra reshje shiu, por nuk janë konstatuar dëmtime apo probleme në argjinaturat mbrojtëse, kanalet kulluese dhe digën e rezervuarit të Shtodrit. Hidrovorët e Velipojës janë funksionalë, kurse ekipet e ndërmarrjeve të bashkisë ndodhen në terren për pastrimin e pusetave nga uji i grumbulluar në rrugë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme