Rizvanolli: Po bëhen përpjekje që kostot e furnizimit të rrymës të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë flet për mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe masat për mbrojtjen e qytetarëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se ekzekutivi po angazhohet me përpjekje maksimale për të shmangur rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për të frenuar shtrenjtimin e kostove të furnizimit. Gjatë një konference për media të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, ajo theksoi se përmes vendimeve të fundit dhe masave shtesë synohet parandalimi i ngritjes së çmimeve, ndërsa u zotua se qytetarët do të mbrohen në rast se situata përkeqësohet.
«Po bëjmë çdo përpjekje maksimale që kostot e furnizimit të mos rriten. Këtë e kemi bërë në mënyra të ndryshme, po e bëjmë edhe me vendimet e sotme. Do të ndërmarrim të gjitha masat që kostot të mos rriten, e nëse kostot vazhdojnë të rriten, t’i mbrojmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme. Si në çdo përballje në të kaluarën, do të jemi në krye të detyrës, do të përballemi së bashku me këtë krizë», deklaroi Rizvanolli.